Vijojnë përplasjet në PD, Bardhi reagon për Berishën: Askush nuk mund të përdhosë dinjitetin e deputetit

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 16:37 | Politikë
Vijojnë përplasjet në PD, Bardhi reagon për Berishën:

Sali Berisha u shpreh, këtë të mërkurë, se ai do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e cila është njoftuar nga Enkelejd Alibeaj që do të mbahet ditën e enjte.

Ndërkohë, ndaj Berishës ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Me anë të një postimi në Twitter, ai shkruan se askush nuk duhet t’i imponohet apo të injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.

https://a2news.com/2022/03/30/alibeaj-therret-grupin-e-pd-se-njofton-te-pezulluarit-jo-te-perjashtuarit-pas-8-janarit%ef%bf%bc/

“Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar, është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet t’i imponohet apo të injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.

Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA-ja duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet.

Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa e pyetur dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike”, tha Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos