Vijon ardhja e klandestinëve, arrestohet një 28-vjeçar që i transportonte drejt Tiranës

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 12:02 | Kronikë
Vijon ardhja e klandestinëve, arrestohet një 28-vjeçar që

Duket sikur fenomeni i emigracionit klandestin në vendin tonë nuk resht edhe në kohë pandemie.

Forcat e rendit kanë arrestuar një 28-vjeçar nga Gramshi, i cili u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar.

I arrestuari është ndaluar në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar drejt Tiranës 5 shtetas të huaj që kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Gjatë ndjekjes, 28-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet, por u kap dhe neutralizua.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos