Ora e zhvillimit, kur trashëgiminë e nxjerrin jashtë mode

Nga A2 CNN
18 Gusht 2021, 16:02 | Aktualitet
Ora e zhvillimit, kur trashëgiminë e nxjerrin jashtë mode

Çfarë po ndodh me monumentet e kulturës? Tërmeti dhe zjarret po shërbejnë si shkaqe për të ndërhyrë në objekte, por degradimi i tyre si ndërtesa mbetet një nga arsyet e harresës kolektive. Mjafton një shëtitje në kryeqytet për të kuptuar me sy të lirë cilat janë ndërtesat që rrezikohen më së shumti.

Mbrëmjen e së hënën flaka iu vu një prej banesave më karakteristike të kryeqytetit. Sarajet e Selim Pashë Toptanit u rrezikuan nga flakët. Shpronësimi i banesës me stil oriental ishte fjala më e përdorur. Por, pyetja mbetej e njëjta: pastaj, çfarë do të bëhet me të?

Katër muaj më parë, kjo pyetje ishte edhe për një tjetër monument kulture, maternitetin. Sot, ndonëse Sarajet janë në qendër të vëmendjes, një tjetër ndërtesë pret të njëjtin fat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos