All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vijon ndëshkimi i Policisë, gjobë 844 qytetarëve pa maska

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 21:15 | Aktualitet
Vijon ndëshkimi i Policisë, gjobë 844 qytetarëve pa maska
All - Paragraf - 1

Policia vijon zbatimin e masave anticovid, duke ndëshkuar 844 qytetarë që janë konstatuar pa maska mbrojtëse në 24 orët e fundit.

“Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Po gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 659 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe për këtë arsye, secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë@- thuhet në njoftimine Policisë.

All - Paragraf - 3

Gjithashtu, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka ndëshkuar me 3.000 lekë, 185 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos