Vijon situata e tensionuar, shpërthime në Mitrovicë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 09:16 | Kosova
Vijon situata e tensionuar, shpërthime në Mitrovicë

Dy shpërthime të reja tronditën Mitrovicën e Veriut mbrëmjen e së martës. Sipas policisë, shpërthimet dyshohet të jenë shkaktuar nga hedhja e bombave trullosëse, në Lagjen e Boshnjakëve dhe Tre Rrokaqiejt.

Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Sakaq, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi se shpërthimi në Lagjen e Boshnjakëve ndodhi në afërsi të ekipit të televizionit Tv1: “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar në veri të vendit dhe u bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve nga kjo zonë”.

Që nga fillimi i dhjetorit, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe bomba trullosëse. Sakaq, prej 11 ditësh, rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, mbeten të bllokuara për shkak të barrikadave të ngritura nga serbët lokalë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, akuzoi kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, se së bashku me “bandat kriminale e të armatosura” po bllokojnë qytetarët dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/20/kurti-per-the-guardian-heqja-e-barrikadave-mund-te-coje-ne-viktima/

A2 CNN Livestream

Latest Videos