Viktima dhe shkatërrim, pasojat e tornados në Teksas

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 08:50 | Bota

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një tornadoje të fuqishme që goditi veriun e Teksasit, mbrëmjen e së enjtes.

Erërat e forta dhe shirat që pasuan, shkaktuan dëme të pallogaritshme në qytetin Parryton, i cili ndodhet pranë kufirit me Oklahomën,

Ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në terren dhe deri në këto momente iu kanë ardhur në ndihmë të paktën 8000 personave.

Sipas të dhënave nga autoritetet, të paktën 75 persona janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Tornadoja ka ndërprerë energjinë në shumë zona, teksa është marrë masa për vendosjen e gjeneratorëve në institucionet e rëndësisë së veçantë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos