
Kategoria Superiore vijon të prodhojë ngjarje të çuditshme. Largimi i parë i një trajneri nga stoli, është regjistruar prej ndeshjes së parë.
Bëhet fjalë për Stavri Nicën, që nuk do të jetë më trajner i Laçit.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, kurbinasit njoftuan “ndërprerjen e bashkëpunimit pas rezultatit zhgënjyes kundër Erzenit”, me ndeshjen që përfundoi në barazim 3-3. (A2 Televizion)