Zbulohet pallati i ndërtuar 1000 vjet më parë

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 22:33 | Lifestyle

Arkeologët meksikanë raportojnë se kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm kohët e fundit që i përket periudhës antike të fiseve Maja.

Një pallat i humbur i këtyre fiseve antike, që mendohet se është ndërtuar 1000 vjet më parë, u zbulua shumë pranë qytetit turistik të Kankunit.

Struktura me një sipërfaqe mbi 600 m2 dhe lartësi 6 metra mendohet të jetë përdorur nga “elitat” e fiseve maja.

Majat kontrolluan zona të mëdha në Amerikën Qendrore, duke krijuar një perandori që zgjati për shumë kohë përpara mbërritjet së pushtuesve spanjollë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos