SHBA kufizon shitjen e duhanit për personat nën 21 vjeç

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 20:35 | Lifestyle
SHBA kufizon shitjen e duhanit për personat nën 21 vjeç

Ka hyrë në fuqi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ligji që ndalon shitjen e produkteve të duhanit për moshat nën 21 vjeç.

Presidenti Donald Trump e nënshkroi një javë më parë ligjin për rritjen e moshës për shitjen e duhanit dhe tashëm Autoriteti Amerikan për Ushqimet dhe Ilaçet shkruan në faqen e saj zyrtare se tashmë është e paligjshme për çdo tregtar që të shesë produkte duhani, përfshirë këtu dhe cigaret elektronike, për çdo person që nuk i ka kaluar 21 vjetët.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e konsideroi disa javë më parë këtë ligj si një arritje shumë të madhe për Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos