Një varkë në formë violine, e ndërtuar si homazh për njerëzit që kanë humbur jetën nga koronavirusi, ka nisur të premten një udhëtim në Venecia. Mbi mjetin lundrues të veçantë qëndron edhe një muzikante e cila luan në violonçel.
“Violina e Noas” u krijua gjatë pandemisë nga artisti Livio De Marchi, i njohur si “Zdrukthëtari i Venecias”. Ai njihet si krijues i disa skulpturave lundruese, mes të cilave edhe një Ferrari të drunjtë.
Varka është e gjatë 12 metra dhe e gjerë 4. Ajo do të lundrojë për disa ditë rreth qytetit, nëpër kanalet e famshme të Venecias. Edhe pse u testua të premten, lundrimi zyrtar do të nisë në muajin shtator. (A2 Televizion)