Shet “hoodie” me vrima për 1500 euro, Balenciaga bëhet objekt talljesh

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 19:00 | Lifestyle

Marka franceze Balenciaga është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale pasi ka nxjerrë në shitje për 1500 euro një “hoodie” me vrima.

Vrimat janë kudo: në gjoks, krahë dhe shpinë, duke bërë që të shpërthejnë komentet tallëse nga komentuesit.

“Të shpenzosh 1500 euro për t’u dukur si i pastrehë”, shkruan njëri prej komentuesve.

Balenciaga është themeluar në Spanjë, nga Cristóbal Balenciaga, i cili konsiderohej si “Mbreti i modës” dhe u përshkrua si “mjeshtri ynë” nga Christian Dior. Marka u transferua në Paris pas Luftës Civile në Spanjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos