Largimi i princit Harry nga pallati Buckingham është i pakthyeshëm. “Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime, por unë dhe Meghan s’kishim rrugë tjetër”, tha ai në një deklaratë. Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan, po heqin dorë nga titujt e tyre mbretërorë dhe nuk do të përfaqësojnë monarkinë britanike si pjesëtarë të familjes mbretërore.
“Vendimi që mora, së bashku me bashkëshorten, nuk ishte i lehtë. Erdhi pas muajsh diskutimesh dhe pas shumë vitesh me sfida”, vijoi Harry.

Më herët këtë muaj, çifti njoftoi se dëshirojnë të distancohen nga rolet e tyre si zyrtarë të lartë të Familjes, duke ndarë kohën mes Britanisë dhe Amerikës Veriore.
“Shpresonim të vazhdonim t’i shërbenim Mbretëreshës, Commonwealthit dhe shoqatave ushtarake, por pa fonde publike. Për fat të keq kjo nuk ishte e mundur”, deklaroi jo pa një ton polemik Harry.
Pavarësisht ndarjes, mbretëresha Elizabeth tha se Harry, Meghan dhe djali i tyre Archie do jenë gjithmonë anëtarë të dashur të familjes.
“Gjithmonë do të kem respekt të madh për gjyshen, dhe i jam shumë mirënjohëse asaj dhe pjesës tjetër të familjes sime për mbështetjen që kanë treguar për ne, në muajt e fundit”, përfundoi princi. (A2 Televizion)