
Pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare për Libinë në Berlin ranë dakord për një armëpushim në vendin e përfshirë nga lufta civile.
Njoftimin e dha kancelarja gjermane Angela Merkel dhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pas bisedimeve disa orëshe ditën e dielë. Fuqitë botërore u dakordësuan se nuk ka zgjidhje ushtarake të konfliktit, dhe gjithashtu për respektimin e embargos së armëve.
Italia është e gatshme të marrë përsipër një rol drejtues në mbikëqyrjen e armëpushimit në Libi. Vendi është mbërthyer nga trazirat që prej rrëzimit nga pushteti të Muammar Gadafit.
Gjenerali i ushtrisë kombëtare libiane Khalifa Haftar kontrollon zonën lindore dhe ka nisur një ofensivë kundër qeverisë së Tripolit të drejtuar nga Fayez al-Serraj.
Të dy rivalet nuk u ulën në tryezën e negociatave në Berlin, por zhvilluan takime me liderët botërorë në dhoma të ndara. (A2 Televizion)