Vit i suksesshëm për hakerat koreano-veriorë, vodhën 400 milionë dollarë në kriptovaluta

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 11:39 | Teknologji
Vit i suksesshëm për hakerat koreano-veriorë, vodhën 400

Sipas një raporti të publikuar kohët e fundit, hakerat nga Koreja e Veriut kanë vjedhur më shumë se 400 milionë dollarë në asete digjitale, gjatë 7 sulmeve kibernetike në vitin 2021.

Kompania e analizave “Chainalysis” bën me dije se 2021 ishte një vit i “suksesshëm” për kriminelët kibernetikë nga shteti i Azisë Lindore.

“Nga 2020-2021 numri i hakerimeve të lidhura me Korenë e Veriut u rrit nga 4 në 7, dhe vlera e vjedhur nga këto sulme u rrit me 40%”, shkruhet mes të tjerash në raport.

Hakerat dyshohet se kanë përdorur teknika të ndryshme për të ndërhyrë në portofolet “e nxehta” me para digjitale për t’i transferuar ato më pas në Korenë e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos