Vllaznia-Tirana,  protesta shtyn “derbin” e Shqipërisë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 15:40 | Futboll
Vllaznia-Tirana,  protesta shtyn “derbin” e

Pas shtyrjes së javës së 12-të të kampionatit prej miqësores jo-zyrtare me Katarin, tashmë vjen një tjetër shtyrje. Për shkak të protestës së të shtunës, ndeshja Vllaznia-Tirana është spostuar për të dielën.

Federata e futbollit njoftoi se shtyrja me 24 orë e derbit të Shqipërisë ka ardhur pasi policia e ka të pamundur që të garantojë rendin.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është fakti që ndeshja Partizani-Bylis do të luhet ditën e hënë me ndriçim, në stadiumin e ri të të kuqve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos