Viti i ri akademik, Hoxha: Pandemia dikton mësim online dhe në auditor

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 14:28 | Aktualitet
Viti i ri akademik, Hoxha: Pandemia dikton mësim online dhe në auditor

10 ditë para nisjes së vitit të ri akademik, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, deklaroi se mësimi mund të bëhet i kombinuar mes platformës online dhe në auditore, duke marrë shkas nga situata me Covid-19.

“Platforma garanton që procesi të zhvillohet normalisht. Ajo që po ndodh këto ditë në Universitetin e Tiranës, por edhe në universitete të tjera, është që po trajnohen pedagogët në përdorimin e sistemit, me qëllim që fillimi i vitit të ri akademik të na gjejë të përgatitur”.

Gjithashtu, Hoxha sqaroi dhe ndryshimet lidhur me tarifat e studimit.

“Tarifat e studimit janë ato të përcaktuara me paktin për universitetin. Kjo do të thotë, përgjysmim, mbështetje e studentëve në nevojë, ekselentët, përgjysmim i tarifave për studentët e ciklit të parë. Nuk ka ndryshuar asgjë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos