6 punonjës të hipotekës së Korçës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke e çuar në 8 numrin në total të të infektuarve brenda këtij institucioni. 2 punonjëset e para që rezultuan pozitive u identifikuan në datën 15 tetor.
Ditën e djeshme, ashtu siç shihet dhe në shkresë Drejtoria Vendore e Institutit të Shëndetit Publik, në zbatim të masave për parandalimin e Covid-19, ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni, ndërkohë që drejtoresha e ASHK-së, Besa Spaho, ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25.

Bëhet me dije që, mëngjesin e sotëm, pritet të bëhet dhe dezinfektimi i ambienteve.
Po ashtu, iu është marrë tamponi gjithë punonjësve të katit të parë, ndërkohë që gjithë personeli do të vendoset në vetëkarantinim deri ditën e hënë, atëherë kur pritet të nisë shërbimi për qytetarët. (A2 Televizion)