
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruarr nxënësit dhe mësuesit në nisje të vitit të ri shkollor. Në mesazhin e kreut të shtetit, apelohet për formimin e fëmijëve si qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane.
“Iu uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë Shqipërinë një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes!”, shkruan presidenti në Twitter.
Janë rreth 450 000 nxënës, prej të cilëve 70 000 në kopshte, 280 000 në arsimin 9-vjeçar dhe 100 000 në gjimnaze që këtë të hënë ulen në bankat e rreth 1700 shkollave në të gjithë vendin. (A2 Televizion)