Viti i ri shkollor, sërish mësim me turne dhe orë të reduktuara

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 16:07 | Sociale
Viti i ri shkollor, sërish mësim me turne dhe orë të

Shkolla filloi zyrtarisht dhe për të tretin vit radhazi në kushtet e pandemisë. Krahas maskës dhe alkoolit, nxënësit e arsimit publik do të vijojnë të penalizohen nga turnet.  

Shkollat nuk kanë ambiente për të plotësuar protokollet anti-Covid, ndaj sërish mësimi do të jetë me turne dhe orë të reduktuara. Me kushtet e pandemisë janë mësuar edhe më të vegjlit dhe më të rinjtë e shkollës.

Edhe për mësuesit sapo filloi një tjetër vit i vështirë shkollor. Në shkollat publike të Tiranës, mësimi do të zhvillohet deri në orët e darkës, me 4 turne dhe 25 minuta. Ky vendim nuk është pritur mirë nga nxënësit dhe prindërit, të cilët e dinë se mësimi në këto kushte vetëm do të shtojë mangësitë.

Drejtuesit e shkollave thonë se ky fillimvit, edhe pse me turne, mësuesit i ka gjetur të vaskinuar.

Të hënën e 27 shtatorit, mbi 500 mijë nxënës nisën zyrtarisht mësimin, nga të cilët 40 mijë janë për herë të parë. Ndryshe nga arsimi publik, në shkollat private mësimi zhvillohet normalisht dhe pa turne.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos