
Është zbardhur programi i vizitës së Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.
Pas ceremonisë së mikpritjes në Pallatin e Brigadave, Merkel do të takohet me kryeministrin Edi Rama në orën 10:30.
Ndërkohë, konferenca e përbashkët për shtyp Merkel-Rama do të zhvillohet në orën 14:35.
Agjenda e plotë:
10:20 - Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10:30 - Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11:00 - Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11:50 - Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11:55 - Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12:00 - Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14:35 - Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park. (A2 Televizion)