Vizita në Prishtinë, Lajçak takohet me Kurtin: Nuk biseduam për arkivat e Kosovës

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 19:10 | Kosova
Vizita në Prishtinë, Lajçak takohet me Kurtin: Nuk biseduam

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur vizitën 3 ditore në Kosovë.

Takimi i parë ishte me kryeministrin, Albin Kurti. Biseda mes tyre nuk ka zgjatur shumë, ndërsa zyrtari I Brukselit tha se po punon për të caktuar një takim të radhës të nivelit të lartë ndërmjet palëve.

Lajçak u pyet nga gazetarët edhe për çështjen e të pagjeturve të luftës. Ndërmjetësuesi I BE-së tha se nuk ka biseduar me Kurtin për hapjen e arkivave të Kosovës.

Diplomati sllovak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit. Arsyeja kryesore e këtij qëndrimi të gjatë është që gjejë një mënyrë për të zhbllokuar bisedimet për normalizim të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos