
Pas turit të tij në Beograd dhe Prishtinë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka ardhur në Tiranë, ku ka diskutuar për çështje të ndryshme, ndër të cilat spikat marrëveshja e detit dhe siguria rajonale, në pritje të vizitës së kryeministrit të tij Kyriakos Mitsotakis në kryeqytetin shqiptar, ditën e nesërme.
“E ardhja ime këtu është hapi i fundit pas udhëtimit tim në Beograd dhe Prishtinë, dhe tregon rëndësinë e fqinjësisë. Prosperiteti dhe qasja paqësore është parësore për ne. Kemi para nesh një hap konkret, që është përshkallëzimi i tensionit në Kosovë, dhe në takimet atje kam nënvizuar nevojën e dialogut për një zgjidhje tërësore”, deklaroi Dendias në konferencën për shtyp me homologen Olta Xhaçka.
Më pas, kryediplomati grek u përqendrua në çështjet dypalëshe. “Takimi ynë inkuadrohet në përshpejtimin e dialogut për marrëveshjen në parim që patëm 2 vite më parë, për dërgimin në Hagë për çështjen e kufirit dhe shelfit kontinental. Kjo çështje, si ajo e ligjit të luftës, por edhe mirëmbajtja e piramidave kufitare, do t'i dërgojnë një mesazh komunitetit ndërkombëtar, që e drejta ndërkombëtare, si ajo e detit, është ajo që përbën bazën për zgjidhjen e të gjitha diferencave ndërshtetërore, dhe do të hapë një kapitull të ri dhe të madh për sa i përket marrëdhënieve tona. Folëm për rolin e minoriteti grek në Shqipëri, por edhe për komunitetin shqiptar në Greqi dhe këtu janë ura të çmuara mes dy endeve, dhe vizita e kryeministrit Mikotakis do të kontribuojë në këtë drejtim”, deklaroi ai.
Dendias foli edhe për situatën ndërkombëtare dhe pasojat në rajon. “Fatkeqësisht, janë shfaqur disa anashkalime në të drejtën ndërkombëtarë në pika të ndryshme të planetit, ku më evidenti është sulmi rus në Ukrainë. Për sa i përket perspektivës europiane, Greqia ka qenë ë gjithmonë një mbështetëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor, mendojmë se kjo rrugë është me një kalim, dhe ka rëndësi të jashtëzakonshme. Në konjukturat e sotme, kur janë shfaqur fuqi që duan zona ndikimi në këtë rajon, dhe nuk shkojnë krahas perspektivës europiane” , deklaroi ai. (A2 Televizion)