
Do të zhvillohet nesër vizita e presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, në Kiev të Ukrainës. Ajo do të takohet me presidentin, Volodymyr Zelensky, dhe një sërë zyrtarësh të qeverisë ukrainase.
Von Der Leyen do të jetë e shoqëruar nga shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell, ndërsa nuk dihet ende se me çfarë mjeti transporti do të udhëtojnë për në Kiev. Gjatë javës, Brukseli konfirmoi vizitën e zyrtarëve të lartë të Komisionit Europian por pa dhënë shumë detaje.
Kjo vjen pas tërheqjes së trupave ruse nga rrethinat e kryeqytetit ukrainas. Gjatë fundjavës ishte presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, që vizitoi Kievit, duke i ofruar Zelenskit armët e nevojshme për të luftuar pushtuesit rusë. (A2 Televizion)