Një burrë kinez është veshur si astronaut për të bërë pazar, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Problemi qëndron se kostumi që bleu ai për “mbrojtje ekstra” kushton vetëm 15 euro dhe ekspertët e shëndetësisë thonë se nuk të mbron aspak nga ky virus. Ata këshillojnë njerëzit që të vënë maska në fytyrë dhe të ruajnë higjienën personale si masat bazike për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
“Më pëlqeu shumë kostumi dhe mendova se mund të më mbronte. Mbaj edhe maskë poshtë tij. Jam dyfish i mbrojtur”, deklaroi për “Pear” burri i identifikuar vetëm si Li, nga provinca Fujian.
Pasi i tha një shoku që ta xhironte kur lëvizte në rrugë me kostumin e astronautit, Li e hodhi videon në internet. (A2 Televizion)