Vjedhje spektakolare në Tiranë, hajdutët marrin kasafortën e biznesit dhe e hedhin te Liqeni

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 10:34 | Kronikë
Vjedhje spektakolare në Tiranë, hajdutët marrin kasafortën e

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, ndërkohë që bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një biznes për tregtimin e pijeve alkoolike.

Sikurse njofton Policia e Shtetit, ata kanë marrë kasafortën, dy njësi dhe një aparat celular. Më pas, kasafortën e kanë hedhur në Liqenin Artificial dhe kanë tentuar të largohen.

Dyshohet se autorët kanë përdorur mjete të forta si çekiç dhe levë, për të kryer vjedhjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Liqeni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhën kasafortën, dy njësi qendrore dhe një aparat celular, në një subjekt privat, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Sekuestrohen kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Liqeni”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve L. S., 19 vjeç, dhe B. M., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2023, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore. Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete (çekiç, levë) me të cilat autorët e dyshuar kanë realizuar vjedhjen. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. D. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT

A2 CNN Livestream

Latest Videos