Vjen 2020! Spektakël fishekzjarrësh dhe festë në Tiranë

Nga A2 CNN
1 Janar 2020, 00:05 | Aktualitet

Ashtu si edhe çdo vit, qindra qytetarë të Tiranës u mblodhën në Sheshin Skënderbej për të ndjekur spektaklin e fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve. Edhe pse temperaturat ishin të ulëta, të rinj e familjarë nuk munguan në takimin me Vitin e Ri 2020, në rrugët e kryeqytetit.

Si çdo vit nuk mungoi mesazhi i Kryebashkiakut Veliaj, por edhe koncerti festiv me yjet shqiptarë të muzikës. Ndryshe nga vitet e tjera, Veliaj ia kushtoi fjalën e tij të prekurve nga tërmeti dhe solidaritetit të treguar mes shqiptarëve.

Edhe në qytetet e tjera të vendit mbizotëronte atmosfera festive, për një natë të veçantë, siç është ajo e ndërrimit të viteve.

Një pjesë e tyre më pas janë drejtuar tek të afërm, apo në disa prej lokaleve të kryeqytetit ku festa vazhdon deri në orët e para të mëngjesit. (A2 Televizion)

https://youtu.be/-vf9ylLxL5M

A2 CNN Livestream

Latest Videos