Pas disa vitesh pritjeje, Sony më në fund ka prezantuar PlayStation 5.
Konsola e re e videolojërave ka një procesor më të fuqishëm, më shumë memorie RAM sesa PlayStation 4 dhe një kartë grafike të përmirësuar.
Ndryshim tjetër i PS5 nga PS4 është fakti se konsola e re do të jetë e bardhë dhe pozicioni natyral do të jetë ai vertikal.
Komanda e re që quhet Dualsense është një zhvillim i DUALSHOCK 4 dhe do të jetë e pajisur me mikrofonë në mënyrë që lojtarët të komunikojnë “online” me njëri-tjetrin, pa pasur nevojë për kufje.
Mendohet se PS5 do të dalë në shitje për një çmim më të ulët se 500 euro. (A2 Televizion)