Vjen nga një sistem tjetër diellor, kometa Nishimura viziton në shtator Tokën

Nga A2 CNN
24 Gusht 2023, 18:14 | Aktualitet

Një kometë ndëryjore që po lëviz me 240 milje për orë do të jetë e dukshme nga Toka në shtator, përpara se të largohet nga sistemi ynë diellor.

Kometa Nishimura, e cila u zbulua më herët gjatë këtij muaji, do t’i afrohet Tokës rreth orës 11:00 , të martën e 12 shtatorit.

Kometa do të jetë në një distancë prej 125 milionë km nga planeti ynë dhe do të mund të shihet me sy të lirë si një njollë me një “bisht”.

Pesë ditë më vonë, më 17 shtator, kometa Nishimura do të arrijë “perihelion-in”, që cilësohet si distanca më e afërt me diellin, rreth 20 milionë milje.

https://twitter.com/tony873004/status/1692351337923825710?s=20

Ajo do të kalojë pranë yllit tonë përpara se të kthehet në drejtimin ku erdhi, për të mos u parë më kurrë nga ne tokësorët

Kometat përbëhen nga akulli, pluhuri dhe materiali shkëmbor dhe janë të ndryshme nga asteroidët, të cilët përbëhen nga metale dhe materiale shkëmbore.

Kur një kometë i afrohet diellit, përmbajtja e saj e akullit dhe pluhurit fillon të avullojë duke i dhënë asaj një bisht të veçantë dhe një aureolë të mjegullt ose të turbullt.

Kometa Nishimura është përshkruar si “potencialisht ndëryjore”, që do të thotë se ekziston mundësia që të jetë duke ardhur nga një sistem tjetër diellor.

Ajo u zbulua nga Hideo Nishimura i Japonisë më 12 gusht duke përdorur një lente telefoto të montuar në një aparat fotografik Canon ndërsa ishte rreth 93 milionë milje nga dielli.

Që atëherë ajo është fotografuar në ditët e fundit nga një fotograf tjetër në Jun Lake, Kaliforni, duke u shfaqur si një njollë jeshile me bishtin e saj të hollë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos