Vjen përforcimi i radhës për Tiranën. Kristi Vangjeli vishet bardheblu

Nga A2 CNN
9 Gusht 2019, 15:14 | Futboll
Vjen përforcimi i radhës për Tiranën. Kristi Vangjeli vishet

Kristi Vangjeli ka firmosur me Tiranën. Mbrojtësi korçar ka nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të bardhebluve për një sezon.

Klubi me më shumë tituj kampion në Shqipëri bën me dije se ish-futbollisti i Skënderbeut do t’i bashkohet ekipit në ditët e fundit të muajit gusht.

Mbrojtësi veteran ka luajtur në Greqi, Ukrainë dhe Rumani gjatë karrierës së tij, ndërsa me Kombëtaren e Shqipërisë ka luajtur 35 ndeshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos