S’ka trotuare dhe sinjalistikë, rruga në Kukës burim aksidentesh, rrezikohen edhe nxënësit

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 14:31 | Aktualitet
S’ka trotuare dhe sinjalistikë, rruga në Kukës burim

Mungesa e trotuareve, sinjalistikës dhe çdo elementi minimal të sigurisë rrugore, e ka kthyer në burim aksidentesh rrugën që lidh qytetin e Kukësit me fshatin Nangë.

Më të rrezikuar janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare të këtij fshati për shkak se automjetet ecin me shpejtësi, në një rrugë që nuk të sinjalizon thuajse për asgjë.

Rasti më i fundit ishte vetëm pak ditë më parë, ku një i mitur mbeti i plagosur nga përplasja në rrugë, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Banorët e fshatit Nangë shprehen se rruga që kalon përmes fshatit të tyre është e ngushtë, ndërsa kërkojnë ndërhyrje për vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë, të paktën pranë shkollës e zonave të banuara.

Ky aks është rikonstruktuar vite më parë, por projekti nuk përfshinte ndërtimin e trotuareve dhe barrierave anësore të rrugës që do të lehtësonin qarkullimin e banorëve dhe nxënëseve. Ndërkohë, në këtë aks mungon edhe ndriçimi publik gjatë natës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos