
Dhjetëra sera janë gjendur nën ujë këtë mëngjes në fshatin Samaticë të Beratit. Shirat e vazhdueshëm në territorin e Shqipërisë kanë ndikuar edhe në prurjet e lumit Seman si dhe në bllokimin e kanaleve kullues nëpër fshatra. Fermerët nuk kanë mundur të bëjnë më tepër se të shohin teksa prodhimet e këtij sezoni nën ujë. Prodhimet bujqësore rrezikohen edhe nga prurjet e shumta të lumit Vjosa.
Sipas tyre, pushteti vendor nuk ka marrë masa paraprake, edhe pse një situatë e tillë pritej nga dita në ditë. Kanalet kullues janë të bllokuar, e si pasojë, uji vërshon në tokat bujqësore pa pasur rrugë kalimi tjetër.
Dëmi aktual është i madh në prodhimin dhe infrastrukturën e serave, teksa fermerët vijnë në këtë situatë pas protestave për më shumë subvencionim si dhe hapje të tregut për të shitur prodhimet e tyre. (A2 Televizion)