
IQOS është pajisja e parë elektronike për konsumimin e duhanit, e autorizuar nga FDA për nivelin e modifikuar të ekspozimit ndaj substancave të dëmshme, që vërteton studimin shkencor të Philip Morris International që konsumi i duhanit me pajisjen IQOS zvogëlon ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm në krahasim me cigaren e zakonshme.
Nën dritën e fakteve shkencore, të rishikuara nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, IQOS pajisja elektronike novatore që ngroh, por nuk e djeg duhanin, mund t’u komunikojë duhanpirësve të rritur faktin se përdoruesit janë të ekspozuar ndaj një niveli më të ulët të kimikateve të dëmshme, nëse kalojnë plotësisht nga cigaret në këtë produkt.
Sipas Radmilo Vlaçiç, Menaxher i Përgjithshëm i Philip Morris për Shqipërinë & Kosovën, ky vendim është rezultat i hulumtimeve dhe studimeve të plota shkencore që janë paraqitur nga Philip Morris, e angazhuar për ofrimin e një të ardhmeje pa tym duhani.
• Cila është rëndësia e këtij vendimi për tregun shqiptar?
FDA është përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit publik duke kontrolluar sigurinë, efikasitetin e ushqimeve, barnave, pajisjeve mjekësore dhe produkteve të duhanit. Ajo luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit publik. Prandaj, ky vendim është një konfirmim që dëshmitë tona shkencore të më shumë se 10 viteve, po dëgjohen, vlerësohen dhe pranohen për shëndetin publik. Megjithëse ky vendim është i kufizuar në SHBA, është i rëndësishëm për shkak të autoritetit që FDA ka në të gjithë botën. Skepticizmi ndaj industrisë së duhanit, tani duhet të përballet me shkencën dhe rezultatet e provave të vazhdueshme.
• Çfarë do të thotë konkretisht kjo për ju si kompani dhe për duhanpirësit në Shqipëri?
Çdo histori suksesi fillon nga diku. Ideja e pajisjes së duhanit për ngrohje nisi rrugën e saj disa vite më parë, duke përfshirë në kërkime më shumë se 450 shkencëtarë botërorë, për të krijuar mundësinë e alternativave për duhanpirësit që nuk munden ose që zgjedhin të mos heqin dorë.
IQOS është pajisja e parë elektronike me përmbajtje nikotine, e cila përfshihet në kategorinë e "riskut të modifikuar". Kjo tregon atë që ne kemi pretenduar për vite me radhë se jo të gjitha produktet e duhanit janë të njëjta dhe se IQOS është thelbësisht i ndryshëm nga cigaret.
Kompania jonë është zotuar që të largohet nga biznesi i cigareve dhe ta bëjë këtë tranzicion së bashku me duhanpirësit e rritur. Kjo do të thotë që sa më shumë të largohen duhanpirësit nga cigaret, aq më i lehtë dhe më i shpejtë do të jetë ky konvertim.
IQOS është i pranishëm në Shqipëri për më shumë se 1 vit si një zgjidhje më e mirë për duhanpirësit e rritur që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare.
IQOS është alternativë shumë më e mirë dhe ka një konsensus shkencor në rritje nga institucione me reputacion që mbështesin këtë pretendim. Korniza rregullatore bazohet në evidencat shkencore dhe hulumtimet dhe duhet të përshtaten bazuar tek rreziku i secilit produkt. (A2 Televizion)