
Një konflikt i zgjatur Rusi-Ukrainë do të paraqiste një rrezik te shtuar prej çmimeve më të larta të energjisë, sipas parashikimeve të Agjencisë Ndërkombëtare te Vlerësimit të Besueshmërisë “Moddy’s”.
Teksa rikonfirmon vlerësimin e ekonomisë shqiptare në “B1, me perspektivë të qëndrueshme'', agjencia vlerëson se ekspozimi i Shqipërisë ndaj konfliktit, është i ulët edhe në rast të ndërprerjeve tregtare, pasi eksportet e mallrave drejt Rusisë dhe Ukrainës përbëjnë 0.02% të totalit të eksporteve në 2020.
Moodys parashikon një rritje te ekonomisë shqiptare me 4.5% këtë vit dhe 4 % vitin e ardhshëm, duke u mbështetur nga rimëkëmbja e mëtejshme në sektorin e turizmit, si dhe kërkesa e brendshme e qëndrueshme.
Risku kryesor për ekonominë mbetet pandemia prej shkallës relativisht të ulët të vaksinimit. (A2 Televizion)