Pensionet private, gati 34 mijë kontribuues dhe mbi 4.5 miliardë lekë asete

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 10:53 | Ekonomi
Pensionet private, gati 34 mijë kontribuues dhe mbi 4.5 miliardë

Shqiptarët po investojnë për të “pleqëruar me dinjitet”. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, numri i anëtarëve në skemën e pensioneve private vullnetare arriti në mbi 33 mijë e 500 anëtarë, duke u rritur me më shumë se 8 për qind krahasuar me fundin e vitit 2020.

Po cilat janë arsyet që po i shtyjnë shqiptarët që të sigurojnë një pension në pleqëri?

Sipas të dhënave të AMF, vlera e aseteve në skemat private të pensioneve arriti në 4.58 miliardë lekë nga 3.6 që ishte në dhjetorin e vitit të shkuar, duke u rritur me 27 për qind. 

Ekspertët rendisin disa arsye që po shtyjnë shqiptarët të orientohen drejt skemave private të pensioneve.

Megjithëse numri i kontribuuesve ka vijuar të rritet, edhe në periudhën e pandemisë, aktualisht më pak se 3 për qind e numrit total të të punësuarve në Shqipëri, investojnë në një pension privat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos