Vlerësimi i Ramës për zjarret, PD: Propagandë e neveritshme që shet dështimin si sukses

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 15:42 | Politikë
Vlerësimi i Ramës për zjarret, PD: Propagandë e neveritshme

Pas vlerësimit që kryeministri Rama i bëri ministrit të mbrojtjes Niko Peleshit dhe emergjencave civile për mirëmenaxhimin e situatës së zjarreve në vend, ka reaguar deputeti  i partisë demokratike Tomorr Alizoti, duke e cilësuar deklaratën e Ramës propagandë që shet dështimet si sukses.

“Është e qartë për të gjithë, braktisja e forcave të ushtrisë dhe skuadrave të emergjencave civile. Ata u përballën me zjarret me mjete rrethanore ndërsa Rama, shëtiste me helikopterin që duhej të ndihmonte në përballjen me zjarret”, shkruan deputeti demokrat ne Facebook.

Sipas Alizotit paaftësia e qeverisë bëri që shume prej pasurive natyrore të vendit të zhdukeshin dhe personeli i emergjencave civile  të rrezikonin jetën për shkak të kushteve të këqija për fikjen e flakëve. Tomorr Alizoti i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që jo vetëm zjarrvënësit të marrin dënimin e merituar, por edhe ata që shpërdoruan detyrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos