Vllazni zhgënjyese në Evropë, mposhtet bindshëm nga irlandezo-veriorët

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 23:21 | Futboll
Vllazni zhgënjyese në Evropë, mposhtet bindshëm nga

Vllaznia u mposht me rezultatin 3-1 nga Linfield, në Irlandën e Veriut, duke vështirësuar kualifikimin për në turin tjetër të Conference League.

Vetëm pritjet e portierit Qarri bënë që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola, duke shpëtuar Vllanzninë.

Por, sfida u zhbllokua në minutën e 57’, kur portieri shkodran grushtoi, por askush nuk ishte aty për të largua topin dhe vendasit e dërguan në rrjetë me McKee. I njëjti futbollist dyfishoi shifrat pak minuta më vonë, pasi përfitoi nga një gafë e mbrojtësit serb Stojanovic. Një gabim i mëvonshëm i Salës, bëri që Linfield të shënojë edhe të tretin.

Kuqeblutë shënuan golin që i mban gjallë shpresat në minutën e 89, me anë të kroatit Juric.

Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme, në “Loro Boriçi”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/13/tirana-nuk-dorezohet-barazon-ne-shtese-me-dinamon-e-batumit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos