Vllaznia licencohet për kupat europiane, kryebashkiakja tregon dokumentin zyrtar

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 19:19 | Futboll
Vllaznia licencohet për kupat europiane, kryebashkiakja tregon dokumentin

Ekipi i Vllaznisë, për meshkuj dhe për femra, ka arritur kriteret e licencimit të vendosura nga UEFA, dhe në këtë mënyrë nuk do të kenë probleme për të përfaqësuar Shqipërinë në sezonin e ardhshëm.

Lajmi u konfirmua nga vetë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në faqen e saj në Facebook, ku tregoi edhe dokumentin zyrtar të FSHF-së.

https://www.facebook.com/ademi.voltana/posts/2891431611104547

“Është kurorëzim i përpjekjeve të përbashkëta të disa faktorëve, të cilët unë dua ti falënderoj me zemër! Pavarësisht pengesave, të gjithë bashkë ne i kapërcyem ato, duke plotësuar kriteret e licencimit të vendosura nga UEFA”, ishin fjalët e saj.

Klubi disbursoi mbi 39 milionë lekë, si pagesë e detyrueshme për sigurimet shoqërore dhe tatimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos