
Vllaznia po shkëlqen në fazën përgatitore që po zhvillon në Austri. Pas dy fitoreve kundër dy skuadrave austriake, kuqeblutë nuk gabojnë dhe kundër Al Ahlisë, skuadrës nga Katar.
Shkodranët triumfuan me rezultatin 2-1 duke i dhënë sinjale të mira teknikut Josa se ekipi është gati për Kupat e Europës.
Fjoart Jonuzi shënoi i pari në minutën e 11-të, ndërsa pak më vonë ishte Kaina ai i cili dyfishoi shifrat. Për kuqeblutë kjo është fitorja e tretë në tri miqësore të zhvilluara.
Shkodranët përballen në turin e dytë kualifikues të Conference League kundër Universitatea Craiova-s në datën 21 korrik në Loro Boriçi. (A2 Televizion)