E mbylli me Lazion, Strakosha drejt gjigantit anglez

Nga A2 CNN
9 Korrik 2022, 19:27 | Futboll
E mbylli me Lazion, Strakosha drejt gjigantit anglez

Thomas Strakosha, sipas medias britanike “Talk Sport”, mund të transferohet te Manchester United.

Portieri shqiptar, të cilit i përfundoi kontrata me Lazion, është duke negociuar me disa klube, por së fundmi në garë është futur fuqishëm edhe klubi i madh anglez.

United ka huazuar te Nottingham Forest portierin e dytë, Dean Henderson, dhe aktualisht ka në organikë vetëm spanjollin David De Gea, ndaj Strakosha paraqet një alternativë mjaft të mirë.

27-vjeçari Strakosha, pas 10 vitesh dhe 208 ndeshjesh me Lazion, u largua nga klubi i kryeqytetit italian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos