
Vllaznia nuk ka marrë dot më shumë se një barazim 1-1 në Korçë, duke vijuar të lëshojë terren për kundërshtarët, edhe pse përsëri mbetet në krye të renditjes së Kategorisë Superiore.
Skënderbeu kaloi i pari në epërsi në të 8’, me anë të Dowouna, i cili me një gjuajtje të bukur nga distanca zhbllokoi rezultatin. Edhe pse korçarët e kanë të siguruar rënien një kategori më poshtë dhe renditen të fundit prej disa javësh tashmë, shkodranët patën të vështirë të depërtonin dhe të shënonin.
Goli i barazimit erdhi në të 58’, kur Haris Dilaver realizoi pas 10 ndeshjesh “thatësirë”. Shkodranët u përpoqën deri në fund të shënonin golin e fitores, por edhe rrezikuan të pësonin disa herë. (A2 Televizion)