Është përkeqësuar situata nga zjarret në qarkun e Vlorës. Flakët kanë shkrumbuar 5 shtëpi në një lagjen Neshtë të Gjormit, ndërkohë që 10 familje janë përfshirë nga flakët. Sipas banorëve, situata është alarmante. Për A2 CNN, ata shprehen se të 10 familjet në këtë lagje janë shkrumbuar nga flakët, por nuk ka të lënduar në njerëz. “Shtëpitë janë djegur të gjitha. Më është shkrumbuar shtëpia. Janë 4-5 shtëpi, lagjja ka 10 familje. Besoj se janë shkrumbuar të gjitha. Kanë ndërhyrë me helikopter, por nuk kanë bërë asgjë”, shprehet një banor. Një tjetër banor, shprehet se kjo situatë është katastrofike, pavarësisht ndërhyrjes. Sipas tij, një zjarr i përmasave të tilla nuk ka ndodhur asnjëherë, ndërsa shton se pavarësisht se i ka shpëtuar banesa i janë djegur bagëti dhe pemë. (A2 Televizion)
Vlora s’ka qetësi nga flakët, zjarri në Gjorm përfshin banesat e gjënë e gjallë
