Vlorë, momenti i djegies së makinës së shefit të policisë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 09:53 | Aktualitet

Në orët e para të mëngjesit, persona ende të paidentifikuar kanë djegur autoveturën në pronësi të shefit të policisë në institucionin e paraburgimit për të mitur në qytetin e Vlorës, Feim Alisinanit.

Pamje të kamerave të sigurisë tregojnë dy persona që vijnë nga një rrugicë dhe pasi thyejnë xhamin e autoveturës, hedhin brenda lëndë djegëse dhe i vënë zjarrin.

Pamjet nga kamera e djegies së makinës

Për pasojë, me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, mjeti “Nissan Micra” është djegur plotësisht.

Dyshimet paraprake janë, që ky akt mund të ketë lidhje me detyrën e Alisnanit si shef i policisë në institucionin e paraburgimit. Në këtë institucion, përveç të miturve mbahen edhe persona të tjerë të paraburgosur si dhe persona që vuajnë dënimet penale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/27/shperthen-makina-e-shefit-te-paraburgimit-ne-vlore-dy-persona-i-vune-flaken/

A2 CNN Livestream

Latest Videos