Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy funksionarë publikë të akuzuar për falsifikim të dokumenteve. Bëhet fjalë për drejtorin e Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, Bardhyl Gjika, specialistin e kësaj drejtorie, Kreshnik Mino, dhe shtetasin Spiro Duni. Forcat e rendit, pas një hetimi disamujor, dyshojnë se funksionarët kanë falsifikuar formularët e AMTP për regjistrimin e një trualli në fshatin Dhërmi. Vetëm disa ditë më parë, kjo zyrë e Qarkut u bë protagoniste e kronikave pasi disa dokumente ishin vjedhur gjatë natës (A2 Televizion)
Vlorë, Operacioni ''Formulari'', arrestohet drejtori i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave
