Atentat në Vlorë, plagoset me armë zjarri një 36-vjeçar

Nga A2 CNN
5 Janar 2022, 19:32 | Kronikë
Atentat në Vlorë, plagoset me armë zjarri një

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Vlorës, pasditen e së mërkurës.

Sipas burimeve të A2 CNN, bëhet fjalë për 36-vjeçarin Diego Hanaj. Mësohet se ky person është plagosur në dorë, para një marketi në lagjen “Pavarësia”.

Ai është qëlluar nga një automjet në lëvizje.

I plagosuri është kunati i vëllezërve Brahimaj. Isuf Brahimaj u ekzekutua me shpërthim eksplozivi në vitin 2014. Ndërsa i ati ka qenë i përfshirë në një vrasje në rrethana familjare, disa vite më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos