
Klubet e natës në Vlorë dëmtohen nga akti i fundit normativ i qeverisë që u ndalon funksionimin, ndaj afro 80 subjekte dolën në protestë, duke shfaqur pakënaqësitë e tyre.
Ata paralajmëruan përshkallëzimin e protestës, ndërsa nuk e shohin të arsyeshme edhe vendimin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00.
Mes të prekurve nga ky akt normativ janë edhe artistët, të cilët zhvillonin aktivitetin e tyre në këto biznese.
Ndërkaq, protestuesit u shprehën se qeveria mund të marrë minimalisht parasysh mbështetjen e këtij sektori me përfshirje në paketë fiskale. (A2 Televizion)