Vlorë, zjarr në lagjen “24 Maji”, dëme të mëdha materiale

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 19:55 | Aktualitet

Një banesë përfshihet nga flakët në lagjen" 24 Maji",  në Vlorë pranë zonës të njohur si tek pallatet e Gorishtit.

Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz, por dëmet materiale vlerësohen të jenë të shumta. Pronarët e banesës kanë qenë jashtë në momentet që kanë rënë flakët. Paraprakisht  dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Ndërkohë, dy zjarrfikëse dhe policia e qarkut kanë shkuar në vendngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos