Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të fshatit Risili, të Vlorës.
Dy automjete të zjarrfikëses shkuan në vendngjarje për të shuar flakët.
Nga zjarri rrezikohen kullota dhe sipërfaqe me ullinj.
Një automjet i forcave zjarrfikëse qëndron pranë banesave në afërsi të zonës së përfshirë nga flakët për të ndërhyrë në rast të një situate më të vështirë. (A2 Televizion)