VMRO-DPMNE kundër negociatave, opozita: Gjuha maqedonase përcaktohet dialekt bullgar

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 16:17 | Ballkani
VMRO-DPMNE kundër negociatave, opozita: Gjuha maqedonase përcaktohet

VMRO-DPMNE në opozitë në Maqedoni të Veriut reagoi me kritika të ashpra pas çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Në një deklaratë për media, kjo forcë politike akuzon LSDM-në dhe BDI-në në pushtet se gënjyen me garancitë e tyre se gjuha dhe identiteti i vendit nuk preket, ndërsa thekson se në kuadrin negociator të BE-së, gjuha maqedonase përcaktohet dialekt bullgar.

“VMRO-DPMNE, nuk do të lejojë ndryshim të Kushtetutës dhe bullgarizim të plotë të shtetit”, thuhet në deklaratën e partisë opozitare, e cila bën thirrje që korniza e negociatave duhet të ndryshojë. Kjo forcë politike e konsideron kryeministrin Kovaçevski një tradhtar, i cili sipas saj, i shndërroi problemet me Bullgarinë në probleme të BE-së me Maqedoninë e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos