All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Miratimi i propozimit francez, Shkupi dhe Sofja nënshkruajnë protokollin

Nga A2 CNN
17 Korrik 2022, 14:16 | Ballkani
Miratimi i propozimit francez, Shkupi dhe Sofja nënshkruajnë
All - Paragraf - 1

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan në Sofje protokollin dypalësh pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar.

Protokolli i nënshkruar parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes dy vendeve që janë pjesë e propozimit francez. Përmbajtja e protokollit nuk është publikuar ende.

All - Paragraf - 3

Përveç ministrit Osmani, në delegacionin e Maqedonisë ishin edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar vjen pasi propozimi francez u miratua mbrëmë nga qeveria maqedonase pas miratimit të konkluzioneve në Kuvend. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos