Volej meshkuj, thyhet Partizani, Tirana konfirmohet kampione e Shqipërisë

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 16:22 | Sporte të tjera
Volej meshkuj, thyhet Partizani, Tirana konfirmohet kampione e

Tirana konfirmohet kampione e Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Skuadra bardheblu triumfoi me rezultatin 3-2 në finalen e katërt me Partizanin dhe ngriti titullin.

Triumfi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 në derbin e luajtur në finale nuk ishte aspak i lehtë.

Tirana ishte gjithmonë në ndjeke, por pasi barazoi dy herë avantazhin e të kuqve, ekipi i Arben Sakos dominoi në setin final dhe në fund festoi.

Ky është titulli i 11-të në histori për djemtë bardheblu të rrjetës, që treguan edhe një herë se mbeten skuadra për tu mundur në volejbollin shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos